Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media, 2 shkurt 2022, Foto: KALLXO.com

Kryeministri Kurti paralajmëron reciprocitet me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar reciprocitet me Serbinë. Ai tha se janë duke biseduar me ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari për këtë çështje.

“E kam ndërmend ta zbatojmë parimin e reciprocitetit dhe për këtë jemi duke biseduar me Rozeta Hajdarin, do të ju njoftojmë me kohë se kur do të bëjmë këtë. Jetojmë në një kontekst absurd dhe ne duhet ti normalizojmë këto raporte, dhe po bisedojmë se cila është rruga e duhur sesi duhet ecur përpara në këtë aspekt “, tha ai gjatë një konference për media.

Kurti çështjen e reciprocitetit e ka përmendur edhe mbrëmë gjatë  një interviste në mediumin publik.

Ai tha se do të ketë reciprocitet edhe  sa i përket njohjes së dokumenteve të Serbisë nga ana e Republikës së Kosovës.

Kurti paralajmëron reciprocitet edhe për njohjen e dokumenteve të Serbisë