Foto: ZKM

Kryeministri Kurti liron nga pozita zëvendësministrin e Kulturës

Kryeministri Albin Kurti e ka liruar nga pozita zëvendësministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall.

Lajmin e ka dhënë vetë Veshall. Sipas tij, kryeministri e ka liruar nga detyra me kërkesë të partisë e cila e kishte propozuar atë.

Veshall tha se kryeministri i ka thënë “T’u bë e padrejtë“.

“Unë kam punuar, asgjë më teper. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirona vetëm për cështje personale. Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm ti proklamoj afinitetet e pjestarëve të komunitetit, dhe e bëra. Tu bë e padrejtë tha Kryeministri”, ka shkruar Veshall në Facebook.

Në arsyetimin e vendimit të kryeministrit thuhet se Sejnur Veshall është i obliguar ta bëjë deklarimin e pasurisë.