Viktor Orban - Foto: REL/EPA-EFE

Kryeministri i Hungarisë uron Hotin për postin e kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, me rastin e marrjes së detyrës në krye të ekzekutivit.

Në këtë letër, kryeministri Orban ka theksuar se Hungaria mbetet e përkushtuar që të mbështesë përpjekjet që synojnë integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet evropiane duke garantuar se Hungaria do të vazhdojë të punojë në thellimin e tregtisë tonë bilaterale me përfitime reciproke, investimet dhe marrëdhëniet edukative sa më shumë që është e mundur.

Më poshtë mund të gjeni letrën e plotë të kryeministrit Orban.

 I nderuar Kryeministër,

 Më lejoni që të ofroj urimet e mia më të sinqerta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Jam mirënjohës që marrëdhëniet tona bilaterale ekonomike dhe politike janë zhvilluar vazhdimisht gjatë viteve të fundit.

Hungaria mbetet e përkushtuar që të mbështesë përpjekjet tuaja që synojnë integrimin e Republikës së Kosovës në institucionet evropiane. Ju garantoj se Hungaria do të vazhdojë të punojë në thellimin e tregtisë tonë bilaterale me përfitime reciproke, investimet dhe marrëdhëniet edukative sa më shumë që është e mundur.

Shkëlqesi, duke ju uruar shëndet dhe sukses në detyrën tuaj me shumë përgjegjësi, ju lutemi pranoni konsideratat e mia më të larta.