Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Promovohet kompleti i veprave të Anton Çettës

Instituti Albanologjik i Prishtinës ka promovuar sot kompletin e veprave të Anton Çetës, në 13-të vëllime.

Promovimi është hapur me një këngë për Anton Çettën, të interpretuar nga këngëtari Liridon Sadriu.

Promovimi është mbajtur në Bibliotekën Kombëtar të Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve për “Muajin e Anton Çettës”.

Kompleti i veprave të Çettës përfshinë gjithë kontributin letrare dhe shkencor të Anton Çettës, sidomos në mbledhjen e folklorit shqiptar në Kosovë.

Në kuadër të këtij kompleti janë përshirë veprat e botuara më parë të Çettës, materiale të lëna në dorëshkrim e materiale nga aksioni i pajtimeve të gjaqeve, gjatë viteve të ’90-ta të shekullit btë kaluar..

Botimi i këtij vëllimi është ndihmuar edhe nga familja e Anton Çettës.

Të pranishmit në këtë promovim vlerësuan kontributin e Çettës në mbledhjen e folklorit dhe botimin e veprës së tij,  si dhe ndihmën e Ministrisë së Arsimit për botimin e këtij kompleti.

Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti, ka thënë është mjaft me rëndësi botimi i kompletit të veprave të njërit ndër personaliteteve, siç ka thënë kryeministri, më të mëdhenj të historisë sonë.

“Një personaliet me emrin e të cilit identifikohen epokat, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshme në ndërrimin e epokave dhe kulturës së jetës dhe organizimit të shqiptarëve”, ka thënë kryeministri Hoti, për Çettën.

Kurse, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka thënë se Çeta ishte dhe pajtuesi i palodhur  i gjaqeve.

“Aktivitetet për kujtimin e figurës së Anton Çettës, janë angazhim për të sjellë në vëmendje një pjesë të kontributit të tij të çmuara”, ka thënë ndër të tjerash ministrja, Dumoshi.

Ndërsa, Hysen Matoshi, drejtor i Instituti Albanologjik ka thënë se botimi i veprës së Çettës në një komplet ishet nevojë e kohës, dhe erdhi si rezultat i përkushtimin të studiuesve të IAP-së.

“IAP-ja në mesin e numrit të madh të personaliteteve të rëndësishme të përmasave gjithë kombëtar pati edhe një personalitet siç ishte Anton Çetta, i cili me punë e tij shumë dimensionale u  shndërrua në një vlerë të përgjithshme të njohur në gjithë hapësirën kombëtare, sidomos në pajtimin e gjaqeve”, ka thënë drejtori, Hyseni.

Arbnora Dushi, shefe e Degës së Folklorit në Institutin Albanologjik, ka thënë se Anton Çetta vuri themelet për mbledhjen dhe botimin e folklorit në hapësirat shqiptar në ish Jugosllavisë.

“Falë angazhimit dhe punës së tij dhe bashkëpunëtorëve arritën të botohet 28 blej ose vëllime të folklorit shqiptar”, ka thënë Dushi.

Ndërkaq, Leontina Gega- Musa, menaxhere e projektit të kompletit të veprave të Çettës ka folur për përmbajtjen e vëllimeve të kompletit.

“Ky komplet përbëhet nga materiale të shumta të krijimtarisë gojore, ato letrare për fëmijë, materiale të lëna në dorëshkrim, dhe materiale e shkrim nga aksioni i pajtimit të gjaqeve”, ka pohuar Gega- Musa.

Një fjalë rast ka mbajtur edhe vajza e Çettës, Donika Çetta, e cila theksoi se  ngjarja e sotme ka rënësi për të shpalosur punë e babait të saj, Anton Çettës.

“Dëshira për një përmbledhje të plotë të punës së babit (Anton Çettës) është mirëpritur nga studiuesit e IAP-së dhe mbështetur nga institucionet”, ka pohuar ajo.

Vlora Dumoshi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Vlora Dumoshi dhe Vajzat e Anton Çettës. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com