Kryeministri Hoti në Suharekë, në realizimin e eksportit të verës ‘Made in Kosova’ për në Serbi

Në kuadër të javës së Biznesit Kosovar 2020, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti vizitoi verarinë “Agro Kosova Holgind” në Suharekë e që lidhet me marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Duke përgëzuar për investimet e bëra në pronarin e kompanisë Hoti foli për mbështetje ndaj biznesit.

“Bashkë me anëtarët e kabineti jemi këtu për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme bizneseve, prodhimit vendor në veçanti në raste ku ky prodhim eksportohet jashtë siç është rasti me prodhimet e verarisë Suhareka, ku  70-80 për qind e prodhimit del jashtë Kosovës me shënimin Made In Kosova , kjo është e rëndësishme. “, tha kryeministri Hoti

Kreu i ekzekutivit Hoti më tej foli për për punën që është bërë për t’u dalë në ndihmë bizneseve në kohën e pandemisë

“Në kapacitetet tona jemi mundu që në këtë kohë të pandemisë të mbështesim bizneset, duke e falenderu Ministrinë e Financave, Ministren Bajrami, zëvendësministrin Krasniqi që është këtu me ne që kanë bërë të gjitha aranzhimet e nevojshme për të na dhënë në dispozicion fonde prej 365 milionë euro për mbështetje për bizneset. Prej të cilës 270 milionë euro i kemi shpërndarë deri më tash përfshirë 60 milionë më herët, 24 milionë euro në bujqësi duke subvencionimet për hektar të vreshtave nga një mijë në 2 mijë euro, duke dyfishu subvencionimi për litër të verës nga 4 centë në 8 centë.”, shtoi ai

Kryministri Hoti premtoi publikisht që Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do të kaloj në javën tjetër dhe do të përmbyllet kjo çështje, ndërsa  përmendi edhe risit fiskale të cilat priten të bëhen.

Pronari i kompanisë Tafa “Agro Kosova Holding”, Aziz Tafaj duke falënderua kryeministrinë për vizitën tha se eksportin verës për në Serbi  është ndihmuar nga marrëveshja e Uashington

“Prodhimi i verës së ndërmarrjes tonë për fat të mirë ka fillu edhe të eksportohet në tregjet përveq në kosovë edhe jashtë Kosovës, tregjet e Ballkanit, tregjet Evropiane. Sivjet, vlenë të përmendet një treg i ri cili ka fillu me qenë mjaft interesant  përvec Shqipërisë edhe Sërbia të cilën në shtator e kemi nënshkru edhe një kontratë për një milionë litra eksportim për Serbi e cila ka koincidu edhe  është ndihmu edhe nga relazksimi i raporteve apo nga nënshkrimi i marrëveshjes në Washington”, tha Tafa.

Në anën tjetër kreu i Aleancës Kosovare të Binzesit biznesi Agim Shahini tha se Kosova prodhon kualitet, ndërsa nënshkrimin e marrëveshjeve e vlerëson si rezultat të të marrveshjes në Shtëpinë e Bardhë

“ Mirë se erdhët në Therandë në fabrikën më të madhe në vend, në kompleksin më të madh të prodhimit të shumë produkteve të ndryshme e që kjo fabrikë ka edhe eksportin në shumë shtete të Ballkanit perëndimorë dhe në Evropë. Kjo tregon se Kosova po prodhon kualitet tregon se tregu i Kosovës është i vogël për prodhuesit vendor dhe është mirë që në kuadër të përpjekjeve të institucioneve shtetërore të Kosovës për të krijue hapësirë më të madhe për bizneset dhe prodhuesit dhe eksportuesit e  vendit janë nënshkru disa marrëveshje me theks të vecantë është rezultat i marrëveshjes në shtëpinë e bardhë në mes të kryeministrit të Republikës dhe Shtëpisë së Bardhë për normalizim të raporteve ekonomike e që kjo so për bëhet ralitet.”, tha Shahini

Shahini tutje tha se ky organizmi është në kuadër të javëve të biznesit kosovar 2020 si projekt in përbashkët, projekt nacional që ka të bëjë me promovimin e prodhimeve vendore. Ai gjithashtu tha se kësaj radhe kritikat janë më të vogla kah Qeverisa se sa kah Parlamenti ndërsa kërkoi mbështetje për bizneset.

I pari i komunë së Suharekës , Bali Muharremaj, i falënderoj kryeministrin  për vizitën dhe përko

“Unë shpreh rastin me falenderu kryeministrin e Kosovës që i ka dhënë përkrahje komunës së Suharekës jo vetëm të bizneseve po na ka dhënë përkrahje në infrastrukturë”, tha Muharremaj.

Ai më tej tregoi se ndihmën që Komunë po ua jep bizneseve në kohën e pandmisë

“Ne si komunë kemi pas probleme si cdo komuën për shkak të pandemisë, ne me mundin tonë kemi arritë 300 mijë euro në bashkëpunim me asamblenë komunale t’i falen bizneseve disa tatime, po mundohemi në cdo aspekt me ju ndihmue por pa e pas përkrahjen e Qeverisë me kry punë”, tha kryetari Muharremaj