Krujë, burri në gjendje të dehur kanos me pistoletë gruan dhe familjarët e saj

Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar pasi dyshohet se kanosi me armë zjarri bashkëshorten dhe familjarët e saj në Krujë.

Sipas njoftimit, i dyshuari në gjendje të dehur i ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë, duke qëlluar në ajër dhe drejtime të ndryshme, duke rrezikuar jetën e tyre.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Bruz Zall, Krujë, ku ndodhej dhe bashkëshortja e shtetasit A.H., (e cila ishte pajisur me urdhër-mbrojtje)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, 1 krëhër dhe 4 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Kanosje serioze për jetën”, “”Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”.