Kroacia përballet me numër të lartë të të prekurve me COVID-19

Të mërkurën, Autoritetet e Mbrojtjes Civile të Kroacisë raportuan 42 raste të reja me coronavirus.

Numri i rasteve me COVID-19 në Kroaci ka shkuar në 1 mijë e 950, kurse numri i vdekjeve mbeti në 48, i pandryshuar nga e marta, raporton Balkan Insight.

Ministri i Shëndetësisë Vili Beros tha se një pikë e nxehtë e infeksionit ishte një shtëpi pleqsh në qytetin verior të Koprivnica, ku 13 banorë, dy punonjës dhe dy kontakte kanë dalur pozitiv për COVID-19 në 24 orët e fundit.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu