KQZ - Valmir Elezi - 19.05.2019

KQZ: Të gjitha qendrat e vendvotimit janë hapur me kohë

Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së, e ka konfirmuar se është shpërndarë me kohë materiali i ndjeshëm zgjedhor.

Elezi tha se 888 qendra të votimit janë hapur në orarin e paraparë.

“Procesi i votimit në këto orë të para është duke vijuar normalisht. U bëjmë thirrje qytetarëve që të  shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar”, tha Elezi.

Elezi tha se janë të angazhuar rreth 30 mijë vëzhgues për të përcjellë procesin zgjedhor.

Sa u përket kushteve klimatike, Elezi tha se përkundër vështirësive të gjitha materialet zgjedhore nga ana e KQZ-së janë përcjellë me kohë.

KQZ pritet të mbajë mbledhjen e radhës në ora 11:00.