Foto: Kallxo.com

KQZ ndryshon slloganin për zgjedhjet e 6 tetorit

Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik ka vendosur për ndryshimin e slloganit të KQZ-së për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit.

“Të votojmë për të ardhmen tonë” është ndryshuar pas pretendimeve se ngjason me një sllogan tjetër të një partie politike.

Ai ishte i përafërt me slloganin e zgjedhur nga PDK “Ndërtojmë të ardhmen…”.

KQZ në këto zgjedhje do të ketë sloganin “Trego fuqinë tënde voto”.

Vendimi për ndryshim të sloganit të KQZ-së u miratuar me shumicë të votave.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen të dielën e 6 tetorit ndërsa janë certifikuar 25 parti për garë.