Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KQZ-ja publikon publikon dosjen e informimit publik për subjektet dhe kandidatët që janë zgjedhur deputetë

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi e ka konfirmuar për KALLXO.com se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët të cilët kanë arritur të zgjedhen deputetë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, 14 shkurt 2021.

“Duke u bazuar në nenin 43 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, KQZ, duke vepruar përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, krijon dhe ruan një dosje të informimit publik e cila përmban: regjistrin e donatorëve të secilit subjekt politik; raportet e publikimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike të dorëzuara në KQZ dhe formularët e publikimit financiar për kandidatët që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës”, tha Elezi.

Sipas Elezit, kjo dosje është e publikuar në ueb faqen e KQZ-së, te: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Financiare të Fushatave Zgjedhore, ose në vegzën direkte: https://www.kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/raportet-financiare-te-fushatave-zgjedhore-te-audituara/

Sqarim: Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.