COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Kosovë, katër të vdekur dhe 3 mijë e 617 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sipas njoftimit, nga 13 mijë e 928 testime, 3 mijë e 617 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ndërsa, sot janë shëruar 1 mijë e 344 qytetarë.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164 mijë e 294

Në total numri i rasteve aktive është 31 mijë e 21.