Kosova në vendin e fundit në Evropë për riciklimin e mbeturinave

Kosova është rënditur si shteti i fundit në Evropë sa i përket reciklimit të mbeturinave nga uebfaqja “Landgeist” e cila është bazuar në statistika zyrtare të Eurostatit.

Sipas kësaj faqe, Kosova dhe Mali i Zi janë dy shtetet e vetme me shkallë nën 10 për qind të riciklimit të mbeturinave në Evropë.

Kosova riciklon vetëm 2.5 për qind të materialeve të riciklueshme ndërsa Mali i Zi 4.7 për qind.

“Gjermania është performuesi më i mirë në Evropë në riciklimin, me një normë riciklimi prej 69.3%. Austria e ndjek nga afër, me një normë riciklimi prej rreth 62.5%. Sllovenia është e treta (60.8%) dhe i vetmi vend tjetër në Evropë me një shkallë riciklimi prej më shumë se 60%”- thuhet në publikimin e kësaj harte të shteteve.

Ndërkaq Shqipëria qëndron më së miri në rajon me 18.7 për qind të riciklimit të mbetjeve të riciklueshme e ndjekur nga Serbia me 16.8 për qind.