Philip Kosnett, i nominuar për Ambasador të Amerikës në Kosovë. Foto: Facebook

Kosnett: Shtypi i lirë është përbërës thelbësor në një demokraci të qëndrueshme

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se shtypi i lirë është përbërës thelbësor në një demokraci të qëndrueshme.

“Një shtyp i gjallë, i lirë – një që informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët – është një përbërës thelbësor në çdo demokraci të qëndrueshme. Gazetarët meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë”, ka thënë Kosnett.

Më tej ai ka shtuar se kërcënimet dhe sulmet kundër mediave janë sulme kundër vetë demokracisë.

Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’ua kujtuar qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.