Kontrollimi i fakteve: A i kanë shpallur luftë Turqia dhe Irani Izraelit?

Ndërkohë që lufta midis Izraelit dhe Hamasit kërcënon të përhapet në rajon më të gjerë, disa përdorues të mediave sociale po pretendojnë se vendet fqinje, përfshirë Iranin dhe Turqinë, i kanë shpallur luftë Izraelit.

Një video që supozohet se tregon Turqinë duke lëvizur një anije luftarake drejt Gazës për t’i mbrojtur palestinezët nga sulmet izraelite është shpërndarë gjerësisht në platformën e mediave sociale X, e nkohur më parë si Twitter, gjatë ditëve të fundit.

“Turqia ka lëvizur një anije luftarake drejt Gazës, pasi ata thanë se do ta mbronin Gazën kundër Izraelit ndërkohë që tensionet rriten në Lindjen e Mesme. Kjo po bëhet interesante”, shkruan një llogari në Twitter.

Ky pretendim vjen pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha më 25 tetor se Hamasi nuk është një organizatë terroriste dhe anuloi një udhëtim të planifikuar në Izrael, duke i përkeqësuar tensionet tashmë ekzistuese midis Ankarasë dhe Jerusalemit.

Duke bërë një kërkim të kundërt të pamjës së lartcekur, zbuluam se videoja është e shkruar gabimisht. Videoja origjinale u postua në YouTube rreth dhjetë vjet më parë.

Videoja shfaq një mjet ajror luftarak amerikan pa pilot që kryen një test fluturimi dhe uljeje në një anije luftarake.

Në videon mashtruese, një logo e CNN u shtua për t’i mashtruar përdoruesit e mediave sociale që të besonin se ishte një raport i ligjshëm lajmesh.

Sa i përket audios, zbuluam se ishte gjithashtu i nxjerrë nga një raport i vërtetë lajmesh nga ëION, një kanal lajmesh në gjuhën indiane-anglisht, me disa detaje kyçe të redaktuara.

Në një deklaratë, Drejtoria e Komunikimit e Presidencës Turke i mohoi gjithashtu akuzat e paraqitura në raportin e lajmeve të rreme.

“Akuzat e bëra nga postime të ndryshme në mediat sociale përmes pamjeve që tregojnë një ‘luftanije turke në rrugë për në Palestinë’ është e pavërtetë”, ka shkruar një zëdhënës i qeverisë turke.

Jo, Irani nuk ka ngritur flamurine zi si një ‘thirrje për luftë’

Pretendimi i dytë viral që kemi parë të shpërndarë gjerësisht në platformën X është se Irani gjithashtu i ka shpallur luftë Izraelit.

Janë të shumtë ata që kanë ndarë pamje të një flamuri të zi që fluturon mbi kupolën e artë të faltores së Imam Rezait të Iranit – një vend i shenjtë për myslimanët shiitë që ndodhet në verilindje të vendit.

“Kjo është një thirrje për luftë ose hakmarrje”, thotë një përdorues i “blue-tick X“, i njohur për përhapjen e teorive konspirative.

“Një flamur i zi është ngritur mbi faltoren e Imam Rezait në Iran për herë të parë në histori… Kjo i ka të gjitha përcaktimet e Luftës së Tretë Botërore”, është shkruar në një tjetër llogari.

Mirëpo, pas disa hulumtimeve, rezulton se ky flamur i zi nuk është një thirrje për hakmarrje apo luftë. Në fakt, në faqen e faltores në Facebook, ai përshkruhet si një “flamur zie” që u ngrit në përgjigje të shpërthimit vdekjeprurës që tronditi një spital në Gaza më 17 tetor.

Dhe ndryshe nga sa pretendojnë këta përdorues të mediave sociale, nuk është hera e parë që faltorja e Imam Rizait e ka ngritur flamurin e zi.

Flamuri i zi ngrihet çdo vit për ta shënuar një periudhë zie për Imam Huseinin, nipin e Profetit Muhamed, sipas mediave shtetërore iraniane.

Në prill të vitit 2023, faltorja ngriti të njëjtin flamur të zi për ta përkujtuar Imam Aliun, i parë gjithashtu si martir në Islamin Shia./Euronews

Përgatiti: Nuhi Shala