Konkurs për Punë: Koordinator/e për Projekte

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese në Kosovë (BIRN Kosova) është organizatë e pavarur, joqeveritare që punon vazhdimisht në promovimin e llogaridhënies.

BIRN Kosova ofron hapësirë të jashtëzakonshme për zhvillim profesional, përtej mjedisit dinamik të punës dhe mundësisë për t’u përfshirë në projekte me ndikim që mbështeten nga organizata të mëdha ndërkombëtare dhe vendore.

Për shkak të rritjes së vazhdueshme dhe zbatimit të projekte të ndryshme, BIRN Kosova është në kërkim të plotësimit të pozitës: Koordinator/e për Projekte.

 

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Koordinon dhe implementon aktivitetet specifike sipas projekteve të organizatës duke përfshirë dhe organizimin e ngjarjeve publike;
  • Propozon dhe harton projekte në bazë të kritereve të paracaktuara;
  • Përgatit raportet narrative sipas kërkesave të donatorëve brenda afateve të paracaktuara;
  • Është në komunikim të vazhdueshëm me linjën menaxheriale, pjesëtarët e ekipit dhe stafin kyç të përfshirë në projekte;
  • Është në komunikim të vazhdueshëm me donatorë dhe palë të tjera të interesit;
  • Hulumton tema dhe çështje që lidhen me misionin, vizionin dhe objektivat e organizatës.

Kriteret për aplikim:

  • Përvojë të mëhershme në koordinim, organizim, planifikim dhe implementim të aktiviteteve dhe projekteve;
  • Përvojë të mëhershme në shkrim të projekteve dhe raportim narrativ për aktivitete dhe projekte të implementuara;
  • Kualifikim përkatës;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhë shqipe dhe angleze;
  • Gatishmëri për të punuar me orar të plotë dhe fleksibil;
  • Njohuri dhe përvoje rreth punës në sektorin e organizatave jo-qeveritare si dhe skenës mediatike;

 

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën amtare dhe angleze, përmes postës elektronike në adresën [email protected], me subjektin [Aplikim për pozitën Koordinator/e për Projekte] më së largu deri më 11 shtator 2023.