Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, 13 shkurt 2023, Foto: Kuvendi i Kosovës

Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të shfrytëzojnë hapësirat për të zhvilluar raportet e bashkëpunimit konkret

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas Kuvendit të Kosovës, në këtë takim u fol për “marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy parlamenteve” dhe u vlerësua se mbi këtë bazë ato mund të avancohen më tej, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit.

Konjufca tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të shfrytëzojnë hapësirat për të zhvilluar tutje raportet e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit konkret në të gjitha fushat.

Ai falënderoi deputetët shqiptarë për angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare, si në afirmimin e subjektivitetit ndërkombëtar, ashtu edhe në atë të procesit të integrimit evropian.

Kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku dhe anëtarë të tjerë të delegacionit, vlerësuan lart bashkëpunimin e deritashëm mes dy vendeve, duke shtruar nevojën që këtij bashkëpunimi t’i jepen impulse të reja konform rrethanave dhe mundësive të krijuara, theksohet tutje në njofti.

Kosova dhe Shqipëria kanë një sërë marrëveshjesh midis dy qeverive.