Simptomat e lisë së majmunëve. Foto: REL

Konfirmohen raste të lisë së majmunit në Izrael dhe në Zvicër

Izraeli dhe Zvicra janë vendet më të fundit që kanë konfirmuar rastet e lisë së majmunëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kombeve që raportojnë shpërthime në 14, raporton BBC.

Të dy vendet thanë se identifikuan një person të infektuar që kishte udhëtuar së fundmi, por Izraeli ka thënë se po hetonte raste të tjera të dyshuara.

Më shumë se 80 raste janë konfirmuar në shpërthimin e fundit në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Australi.

Lija e majmunëve është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Ky shpërthim i ka habitur shkencëtarët, por lija e majmunëve nuk ka tendencë të përhapet lehtësisht midis njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë i ulët.