Foto: KALLXO.com

Komuna e Skenderajt publikon numrat ku mund të thërrasin qytetarët që kanë nevojë për ndihmë

Komuna e Skenderajt përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga qytetarët që nëse kanë nevojë për ndihmë të lajmërohen.

“Lutje për secilin që ka mungesë të gjërave ushqimore, veshmbathjeve, batanijeve apo kërkesë për ndihmë mjekësore, mjafton të telefonojë në numrat e mëposhtëm, kurse ekipet e shpërndarjes e bëjnë punën e tyre”- thuhet në njoftim.

Këta janë numrat të cilët mund të thërrasin qytetarët e Skenderajt:

049 141 949 – Zyrtari për Logjistikë

048 123 651 – Zyra për Informim