Ilustrim

Komuna e Prizrenit ndalon ndezjen e fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike në vende publike

Komuna e Prizrenit sot ka nxjerrë urdhëresë që e ndalon ndezjen e fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike në vendet publike.

Në urdhëresën e Komunës së Prizrenit thuhet se ky vendim vlen për të gjitha vendet publike posaçërisht zonat e banuara, rrugët, sheshet, tregjet, trotuaret, parqet dhe oborre e shkollave.

Urdhëresa do të vlejë nga data 21 dhjetor 2020 deri më 10 janar 2021.

Përjashtim nga kjo urdhëresë bëjnë datat 31 dhjetor nga ora 23:00 deri më 1 janar në ora 00:30.

Pra, ndezja e fishekzjarreve në këtë komunë do të lejohet vetëm për një orë e gjysmë në ndërrimin e moteve.