Edhe Prishtina kufizon ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike

Përdorimin e mjeteve piroteknike në prag të festave të fundvitit e ka ndaluar edhe Komuna e Prishtinës.

Kjo komunë ka njoftuar se ka nxjerrë urdhëresën e cila vlen për periudhën 20 dhjetor 2019 deri më 03 janar 2020.

Përdorimi i tyre ndalohet në vendet publike siç janë në tregje, rrugë dhe sheshe, thuhet në urdhëresën e publikuar në Facebook.

Në të kundërtën do të gjobiten në shumë prej 100 euro.

KALLXO.com ka raportuar edhe për komuna të tjera të cilat e kanë kufiuzar ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike.

Edhe ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi i ka kërkuar komunave që ta ndalojnë ndezjen e tyre.

Kjo kërkesë, sipas komunikatës së MMPH vjen me qëllim të  mbrojtjes së ajrit nga ndotja dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Ramiz Lladrovci kufizon ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike