Ramiz Lladrovci kufizon ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë vendim për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike.

Sipas këtij vendimi, ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike dhe zonat e banuara, përjashtimisht datës së 31.12.2019 nga ora 23:00-00:30, 01.01.2020.

“Duke qenë në prag të festive të fundvitit dhe mjetet piroteknike/fishekzjarrët po shitën në treg, Komuna e Drenasit ka ndaluar përdorimin e tyre në hapësirat publike dhe zona të banuara për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktojnë në ambient”, thuhet në komunikatën e Komunës së Drenasit.

Më tej thuhet se, Lladrovci ka kërkuar nga drejtorët e shkollave në Drenas që mësimdhënësit në orën e parë mësimore që minutat e parë t’i kushtojnë shpjegimeve rreth lëndimeve që mund të marrin gjatë përdorimit të tyre dhe dëmet që mund të shkaktojnë ato në ambient.

Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumën në shumë prej 100 euro.