Komuna e Prizrenit, gjobit AAK-në me 2 mijë euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është gjobitur me dy mijë euro nga Komuna e Prizrenit, për tubimin parazgjedhor të mbajtur me numër të madh të qytetarëve, që si pasojë ka rrezikuar përhapjen e coronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit në këtë komunë, Edon Muçaj.

Muçaj përmes një postimi në facebook ka thënë se ata do të trajtojnë njësoj të gjitha subjektet politike.

“2000€ gjobë për AAK. Ruani shëndetin e qytetarëve të Prizrenit! Do të jemi të barabartë për çdo subjekt politik”, ka shkruar ai.

AAK-ja dje ka bërë hapjen zyrtare të fushatës elektorale në Prizren.

AAK do e nis fushatën nga Prizreni