Ilustrim

Komuna e Pejës ndan mbi 47 mijë euro për blerjen e paragllajdeve

Komuna e Pejës së fundmi ka hapur tender për blerjen e pesë paragllajdeve, madje për ketë qëllim ndau 47,550 euro.

Përpos paragllajdeve, Komuna e Pejës do të blejë edhe 5 karrike lidhëse për paragllajd, tre instumente matëse të fluturimit/altimetër, 6 parashutë rezervë për karrike të paragllajdit dhe një paramotorr për fluturim me paraglajd.

Tenderi është shpallur më 14 korrik me procedurë të hapur të prokurimit dhe me çmimin më të ulët si kriter për dhënie të kontratës.

Kontrata është paraparë të zgjas 90 ditë.

KALLXO.com ka shkruar edhe më parë për blerjen e paraglajdëve nga Komuna e Pejës.

Komuna e Pejës shpenzon mbi 39 mijë euro për paragllajd