Kompania injoron protestat e banorëve, fillon punimet në Biti të Poshtme

Kompania MATKOS Group ka rifilluar punimet në fshatin Biti të Poshtme përkundër protestave të banorëve të kësaj ane kundër ndërtimit të hidrocentraleve.

Sipas banorit, Agron Rushiti, Policia e Kosovës është në numër shumë të madh dhe tashmë janë vendosur edhe shirita rreth pjesës së tokës së gërryer nga  MATKOS.

“Janë diku 70 policë këtu, kompania ka nisë me punu, ne banorët kemi dalë përsëri, edhe shiritat i kanë vendos”, ka thënë Rushiti.

Sipas tij, disa banorë përsëri kanë dalë në vend të ngjarjes për të kundërshtuar këto punime.

Në një video të dërguar në adresë të KALLXO.com shihen forca të shumta të Policisë së Kosovës të pranishme në vendpunishten  e kompanisë MATKOS Group.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.