Blerim Kuçi për mungesën e ujit në Biti: Do t'i shikojmë dëmet

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, është pyetur në emisionin “Jeta në Komunë” përballë gazetares Jeta Xharra lidhur me problemin e kamotshëm të banorëve të fshatit Biti të Shtërpcës për mungesën e ujit për shkak të dëmeve në rrjedhën ujore të Lepencit që janë shkaktuar nga punimet për hidrocentrale.

Kuçi u premtoi banorëve të këtij fshati përkushtim për zgjidhjen e problemit. Ministri pohoi se për dëmet që janë shkaktuar gjatë punimeve do të vlerësohen nëse janë të riparueshme.

“Mundem vetëm me i premtu qe kemi me u përkushtu me monitoru. Nuk mund me i ditë krejt detajet dhe nuk jam i përgatitur me dhanë përgjigje.. Sipas njohurive që kam, janë dy mundësi; leja ujore dhe koncesioni. Me koncesion është bërë dikur me shpallje s’ka konkuru askush dhe pastaj kemi fillu me leje ujore në mënyrë ligjore. Mendoj edhe unë, që me koncesion është forma më e mirë… Ka pasë dëme gjatë punimeve, do të shikojmë nëse janë të riparueshme”, u shpreh ai.

 

Dhjetëra banorë të fshatit Biti e Poshtme kanë protestuar dhjetra herë për mungesën e ujit të pijshëm. Së fundmi, në muajin mars, kanë protestuar pranë lumit Lepenc kundër punimeve të cilat po zhvillohen për hidrocentrale.

Banorët e këtij fshati janë duke protestuar për mbrojtjen e lumit që nga viti 2015.

Banorët e Bitisë së Poshtme në protesta edhe në kohën e coronavirusit