Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Komoran, një grua raporton se është duke u ngacmuar seksualisht nga një burrë

Një grua në Komoran ka raportuar në Polici se një burrë është duke e ngacmuar seksualisht.

Sipas Policisë, e njëjta ka thënë se i dyshuari është edhe duke e shantazhuar atë.

Pas intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”- thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është raportuar dje ndërsa dyshohet se ka ndodhur me 13 shkurt 2023.