Komisioni për Punë të Jashtme pa kuorum, opozita lëshon sallën
Në mungesë të kuorumit, Komisioni për Punë të Jashtme nuk ka vazhduar mbledhjen, pasi deputetët e partive opozitare lëshuan sallën.
Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi i cili pritej të raportonte lidhur me dialogun Kosovë-Serbi nuk ishte i pranishëm.
Nga Lëvizja Vetëvendosje e pranishme ishte vetëm kryetarja e këtij komisioni Arbëreshë Kryeziu- Hyseni.
Gjatë largimit, kryetarja e komisionit iu drejtua deputetëve ‘vetëm nënshkruani dhe dilni jashtë’.
Derisa, deputetja e AAK-së Time Kadijaj i replikoi se kanë qenë duke i pritur për 20 minuta.
“Kush je ti të vlerësosh si nënshkruajmë, ne po ju presim juve që 20 minuta”- ia ktheu deputja Kadriu.
Po ashtu, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ia përmendi kryetares së komisionit rezervat shtetërore dhe faktin që nuk kanë ardhur në komision.
“E ju që nuk vini në Komision Hetimor, për rezervat shtetërore nuk keni ardhur. Rezervat shtetërore nuk i kemi humbur na”- tha Kica-Xhelili
Deputetja e LVV-së, Arbreshë Kryeziu i a ktheu shkurt “Shko te LDK adresoi këto, aty ku të dëgjojnë”, derisa po dilte nga salla.