Ilustrim

Klubet e natës kërkojnë rihapjen: Nuk përbëjmë më shumë rrezik sesa tubimet

Klubet e natës përmes Shoqatës së Gastronomeve kanë kërkuar nga institucionet kosovare rihapjen e klubeve të natës nga 1 korriku deri në fund të muajit gusht.

Shoqata e Gastronomeve ka publikuar kërkesën që përfaqësues të klubeve të natës i kanë dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në kërkesën e tyre u bëhet thirrje institucioneve, përfshirë edhe komunave, që të rishikohet vendimi pasi që sipas tyre, kanë pësuar shumë humbje dhe që veprimtaria e tyre nuk përbënë më shumë rrezik se sa tubimet.

“Tubimet dhe manifestimet tjera që po ndodhin në vend nuk janë më pak të rrezikshme se veprimtaria jonë, për të cilën mund të caktohen masat e sigurisë dhe të vazhdojmë punën tonë dhe ti ushqejmë me mijëra familje”, thuhet mes tjerash në kërkesë.

Kjo është kërkesa plotë e Klubeve të Natës, e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Për: ZKM, Qeveria e Kosovës

CC: Ministria e Shëndetësisë

        Ministria e Financave dhe Transfereve

        IKSHPK

Nga: Klubet e Natës së Kosovës përmes Shoqatës së Gastronomve

Data: 14 Qershor 2020

Lënda: Hapja e klubeve të natës

I nderuar SHT KM Hoti,

I nderuar Ministër Zema

E nderuar Ministre Bajrami

I nderuar Dr. Ramadani

Letër publike

Duke pasur parasysh vitin 2020 që e gjithë bota është prekur nga pandemia, virusi COVID 19 dhe pasojat që ky virus ka shkaktuar në jetrat e njerëzve direkt dhe indirekt dëshirojë të sjellim në vëmendjen tuaj pasojat që ky virus ka sjellur në sektorin tonë të gastronomisë në veçanti në klubet e natës.

Pasi që shumica e veprimtarive në Kosovë vetëm kan filluar punën jemi vetëm ne Klubet e natës që mbi supet tona po i bartim ende pasojat financiare dhe fatalitetin komercial të këtij virusi.

Kishim me mijëra të punësuar dhe me miliona euro investime, këta mijëra të rinjë që punonin tek ne dhe nuk e ndjemë as një ditë dorën e shtetit kur kishin më së shumti nevojë me të drejt Ju themi se Ju ka humbur durimi.

Andaj Ju bëjmë thirrje të gjitha organeve kompetente si Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave dhe Transfereve, IKSHPK dhe Komunave në vendet ku operojmë që të rishikohet vendimi për hapjen e Klubeve të Natës para se kjo të jetë vonë.

Tubimet dhe manifestimet tjera që po ndodhin në vend nuk janë më pak të rezikshme se veprimtaria jonë, për të cilën mund të caktohen masat e sigurisë dhe të vazhdojmë punën tonë dhe ti ushqejmë me mijëra familje.

Kërkojmë nga autoritetet e lart cekura që të na lejohet hapja duke fillimi me 1 korrik deri në fund të Muajit Gusht.

Nuk është e drejt që vetëm ne të penalizohemi.

Presim që kërkesa jonë legjitime do të has në mirekuptim deri në fund të javës të datës 19 Qershor 2020 ose në të kundërtën deklarohemi publikishët se pas kësaj date ne me nuk marrim përgjegjësi për:

  • Kredit ndaj bankave komerciale § Obligimeve ndaj ATK
  • Obligimeve për Qirat ndaj AKP dhe qiradhënësve private
  • Rrogave të punëtorëve
  • Obligimeve tjera financiare.

Si pasojë e pa mundësisë për të siguruar mirëqenje për familjet tona ne do të organizojmë edhe hapa më radikal sepse kjo do të na mbetët e vetmja mundësi si industri e harruar nga shteti.

Me respekt,

1000+ punëtor të klubeve të natës