Qeveria miraton masa kundër përhapjes së COVID-19, zgjat orarin e punës të diskotekave

Qeveria e Kosovës sot ka aprovuar masat e reja të cilat priten të fillojnë nga data 20 gusht deri më 10 shtator për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në mesin e këtyre masave ka ndryshime edhe në mbledhimet publike dhe private.

Sipas Qeverisë, klubet e natës lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 23:00 deri në ora 03:00.

Në ambientet e mbyllura  të klubeve të natës lejohet shfrytëzimideri në 50% e kapacitetit të hapësirës.

Në ambientet e hapura të klubeve të natës lejohet shfrytëzimi deri në 70% e kapacitetit të hapësirës.

Ndërsa, mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, lejohet deri në  ora 01:00.

Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 10 shtator 2021, hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambientet ku mbahen ahengjet (dasma, fejesa, ahengje familjare, etj.), grumbullimet, tubimet masive (festivale, koncerte, etj.),  të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse klientët/pjesëmarrësit posedojnë  një nga këto dëshmi: Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.