Foto nga një protestë e gastronomëve të Kosovës, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. FOTO-REL
Klubet e natës dhe estrada paralajmërojnë protestë para Qeverisë
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka njoftuar se klubet e natës së bashku me këngëtarët kanë vendosur të organizojnë një protestë në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë.
Nën moton “Qeveri-Let us dance” pronarët e klubeve dhe artistët do mblidhen më 14 korrik nga ora 20:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kllokoqi ka potencuar se ka 1 vit e 5 muaj që i kanë mbyllur bizneset e tyre, e gjitha kjo pa mbështetje financiare.
Ai thotë se sezoni i verës është shumë i rëndësishëm për këtë sektor dhe duke marr parasysh situatën epidemiologjike është momenti që këto biznese të hapen.
Sipas tij, në këtë protestë do performojnë edhe disa artistë.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Petrit Kllokoqit:
Kjo event do të organizohet me datë 14 Korrik, në sheshin Skënderbeu, nga ora 20:00. Estrada jonë do të kujdeset për ti dhënë tinguj kësaj proteste me muzikë, duke performuar artistët si: