Klinë, gjendet një person pa shenja jete në bodrum të banesës

Një burrë është gjetur pa shenja jetë në bodrumin e një banese në Klinë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se nuk ka informacione të tjera për momentin.

“Po, është gjetur një person pa shenja jete në bodrum të një banese në Klinë, nuk kemi diçka tjetër, tani po presim edhe prokurorin që të bëjë punën e tij”, tha Gashi.