Klinë, digjen tre krerë lopë e koteci me shpezë

Tre krerë bagëti e i gjithë koteci me shpezë janë djegur në fshatin Gjurgjevik i Madh të Klinës gjatë ditës së premte, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, dyshohet se zjarri ka kapluar aksidentalisht një stallë me ushqim të bagëtive.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se aksidentalisht zjarri ka kapluar një stallë me ushqim të bagëtive, ku janë djegur tre krerë bagëti dhe koteci me shpezë. Viktima ka pësuar lëndime duke tentuar ta shuaj zjarrin dhe ka marrë tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.