Foto: REL/Reuters

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se 6 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19.

Aktualisht në këtë spital  po trajtohen 62 pacientë me coronavirus.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, njoftohet se 40 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Kurse, nga personeli i spitalit 6 mjekë, 15 Infermierë dhe 4 punëtorë nga personeli jo mjekësor janë të infektuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 222 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

187 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,418 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 95 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 110 Rëntgena, 25 EHO dhe 6 CT-ja.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani në Kosovë me coronavirus janë infektuar 11 mijë e 686 persona, janë shëruar 7 mijë e 562 pacientë dhe kanë vdekur 416 të tjerë.