Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kilaj: Nëse unë humb do ta uroj kundërkandidatin dhe do të tërhiqem nga të gjitha strukturat e PDK-së

Kandidati i PDK-së në balotazhin për kryetar të Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, ka premtuar se do të japë dorëheqje nga të gjitha strukturat e partisë nëse do të humbë përballë kandidatit të Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati.

Në Klan Kosova, Kilaj premtoi se në rast se do të humbë në zgjedhjet e 14 nëntorit do t’ia urojë fitoren kundërkandidatit dhe do të tërhiqet nga strukturat e PDK-së.

Por, ai u shpreh i bindur se do të fitojë dhe me këtë do të shuhet partia e Fatmir Limajt.

Ai tha se në Malishevë nuk është në garë me kandidatin e Nismës, Ekrem Kastratin, por me Fatmir Limajn.