Këta janë 12 drejtorët e komunës së Gjakovës

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka emëruar 12 drejtorët e drejtorive komunale.

Nga 12 drejtori, Ardian Gjini ka emëruar 9 drejtorë burra dhe 3 drejtoresha gra.

Drejtorët e rinj komunalë janë:

Durim Halilaj, Drejtor për Buxhet dhe Financa,

Ferdinand Kolaj, Drejtor për Zhvillim Ekonomik,

Kosovar Alija, Drejtor për Punë të Përgjithshme Administrative,

Shkumbin Kastrati, Drejtor për Shërbime Publike,

Hysni Muhadri, Drejtor për Punë Inspektuese,

Adea Roka, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport,

Arben Bakalli, Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit,

Gjevalin Nikollbibaj, Drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë,

Adelina Shehu Kola, Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,

Eranda Kumnova-Baçi, Drejtoreshë për Arsim,

Gani Hajdari, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural

Haxhi Sejdiu, Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim

Po ashtu është bërë e ditur se shefe e kabinetit të Kryetarit të Komunës së Gjakovës do të jetë Nita Efendija Brovina.

Ndërsa nënkryetar i Komunës së Gjakovës do të jetë Flamur Fetahaj.