Kërkohet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit në lidhje me angazhimin e FSK-së në misione paqeruajtëse

Shefet e grupeve parlametar të LDK-se, Arben Gashi dhe AAK-së, Daut Haradianj përmes postimeve në Facebook kanë bërë të ditur se grupet e tyre parlamentare do të votojnë pro në kërkesën e Qeverisë  për angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse.

“Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështet kërkesën e Qeverisë që Parlamenti të mbajë sot, seancë të jashtëzakonshme, për lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës.”, ka shkruar Gashi.

Ndërsa, Haradinaj këtë e ka konsideruar si një ndër të arriturat e mëdha të FSK-së.

“AAK do të votojë PRO dërgimit të ekipeve të FSK-së në misione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik ShBA!Kjo është njëra ndër të arriturat e mëdha të FSK-së në rrugëtimin e saj drejt një ushtrie të standardeve të NATO-s, që për Republikën e Kosovës është synim i përhershëm.”, ka thënë Haradinaj.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

FSK-ja në misione të përbashkëta me Gardën Kombëtare të Ajovës