Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

FSK-ja në misione të përbashkëta me Gardën Kombëtare të Ajovës

Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

“Ky vendim do t’i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin për dërgimin e kontigjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Vendimi mbështetet në memorandumin që Qeveria e Republikës së Kosovës e ka nënshkruar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.