Foto-ilustrim

Kërkohet paraburgim ndaj burrit që dyshohet se dhunoi të miturën në Viti

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj E.H., i dyshuar  për dhunimin e një të miture në Viti.

Sipas prokurorisë, E.H., dyshohet se më 13 prill 2020, në një shtëpi të pabanuar në dalje të komunës së Vitisë, ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së 15 vjeçares.

Prokurori i rastit, ndaj të dyshuarit ka kërkuar masën e paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, pasi ekziston rreziku i arratisjes dhe i ndikimit të e dëmtuara e mitur.

Ndërsa, sipas njoftimit, seanca për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet nesër, më 19 prill 2020, para gjyqtarit të procedurës penale.