Çun Lajçi promovon të martën një libër kushtuar së bijës

Aktori i njohur kosovar, Çun Lajci, do të promovojnë të martë, më 20 nëntor 2018, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, librin më të ri “Bubulinë, ti letër e pashkrueme”

Këtë libër Lajçi ia kushton së bijës, tashmë të ndjerë, ish aktores, Bubulian Lajçi, e cila u nda nga jeta vitin e kaluar.

Libri përmban 34 letra, tekste në forme letre të shoqëruar e 34 poezi para e mbrapa, aq vitet sa jetoi vajza e Lajçit, Bubulina.

Përmes llogarisë së tij, në facebook, aktori Lajçi botimi i librit dhe promovimi bëhet në shenjë kujtim për të bijë një vit pas ndarjes nga jeta.

“Dëshiroj t’iu takoj e t’iu falendëroj për përkrahjen tuaj morale e shpirtnore për gjatë nji viti”, ka shkruar Lajçi.

Libri është botuar nga Shtëpia Botuese ‘buzuku” në Prishtinë.