KALLXO 360: ‘Grafitet’ në Teatrin Kombëtar
15.4.2016 - 20:40
Aktorët dhe publiku ne të njëjtin objektiv kamere, në të njëjtën kohë.
KALLXO.com, me kamerën e teknologjisë së fundit 360 shkallë, ka xhiruar momente dhe atmosferë nga premiera e shfaqjes “Grafitet” e cila u ngjit mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Drama e Mehmet Krajës, me regji të Fadil Hysajt flet për kohën e lirisë pas një lufte dhe ndryshimet që i sjell kjo liri përmes personazheve, deri te abuzimi i lirisë.
Pjesë e shfaqjes “ Grafitet” janë aktorët Çun Lajçi, Bislim Muçaj, Sheqerie Buçaj, Drita Krasniqi, Ylber Bardhi, Armend Ismajli, Armend Baloku, Shpejtim Kastrati dhe Adhurim Demi.
http://kallxo.com/liria-e-shpronesuar-ne-skene/