KEK ‘mbetet pa kafe’, dështon tenderi për blerjen e aparatit për kafe ‘esspreso’ për të cilin ndau 2,300 euro

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka dështuar të blej një aparat për kafe esspreso për nevoja të veta. Pasi që tenderi për të cilin ishin ndarë 2,300 euro, u anulua.

Në javën e parë të muajit gusht, KEK publikoi thirrjen me titull “Furnizim me aparat për espresso”. Për të realizuar këtë blerje, KEK kishte ndarë 2,300 euro.

Sipas njoftimit, u përdor procedura e kuotimit të çmimit me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët dhe nëpërmjet këtij aktiviteti të prokurimit ishte paraparë të blihet një aparat.

Mirëpo ky aktivitet i prokurimit u anulua. Ditën e djeshme në “e-prokurim” KEK publikoi njoftimin për anulimin e këtij tenderi në mungesë të ofertave të përgjegjshme

“Ne mungese te ofertave te pergjegjeshme ,ky aktivitet i prokurimit anulohet“, thuhet në njoftim.