Foto: Pixabay

KEDS tregon sesi mund të përdoren radiatorët duke kursyer 25% të faturës së rrymës 

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka dalë me një rekomandim sesi mund të menaxhohen faturat e larta të energjisë elektrike se pasojë e përdorimit të energjisë për ngrohje.

Sipas KEDS-it, si referencë janë marrë objektet banesore, të cilat mesatarisht kanë 6 ose 8 radiatorë për ngrohje, krahasuar me objektet shtëpiake që kanë nëntë deri në dymbëdhjetë sosh.

“Ekspertët tanë na sigurojnë se nëse secili që jeton në objekte të tilla banesore ose në shtëpi, e ndal së përdoruari një të tretën e këtyre radiatorëve për së paku 12 orë në ditë, pra gjatë kohës sa supozohet se nuk qëndrojnë aty, atëherë fatura mujore do të zbresë deri në 25%”- thuhet në njoftimin e KEDS.

Tutje sipas KEDS nga kjo llogaritje, i bie se konsumatorët që i përmbahen këtij sugjerimi të thjeshtë, harxhojnë deri në 20% kW/h më pak në muaj.

“Nëse këtë kursim e përkthejmë në ngarkesë totale, atëherë ky kursim e zvogëlon këtë ngarkesë përafërsisht 6-8% përgjatë 24 orëve”’- sqaron KEDS.