Katër të lënduar nga një përleshje e një grupi nxënësish në Prishtinë

Në mbrëmjen e djeshme në Prishtinë Policia njofton se ka ndodhur një përleshje në mes një grupi nxënësish, për motive që ende nuk dihen.

Si pasoj e kësaj përleshje, lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga ta i dyshuar, i cili është edhe i mitur, e po ashtu edhe tri viktima të tjera, ku dy prej tyre janë të mitur.

“Raportohet se një grup nxënësish për motive deri më tani të pa njohura, janë përfshirë në rrahje, dhe si pasojë lëndime trupore kanë pësuar një i dyshuar, i mitur dhe tre viktima, dy prej tyre të mitur”- ka thënë Policia e Kosovës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë më 25 tetor 2022, rreth orës 18:55.

Policia njoftoi se njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari është arrestuar dhe vazhdon kujdesin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nën sigurimin e policisë.

Tutje u tha se në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt.