Katër të lënduar në një aksident në fshatin Mazgit, e përfshirë një veturë e Policisë - FOTO
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 15:15 në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, në fshatin Mazgit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete njëra nga to veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.
Lajmin për KALLXO.com a ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete njëra nga to veturë zyrtare. Për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”- ka njoftuar Borovci.
Sipas tij, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.
Në adresë të KALLXO.com një qytetarë ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.