ILUSTRIM: Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Rastet janë raportuar të kenë ndodhur në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë të Veriut.

Lidhur me këto raste janë arrestuar tre të dyshuar ndërsa një është shoqëruar në stacion policor.

Në Prishtinë, kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje. Policia ka arrestuar dy të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Në Pejë, Policia ka arrestuar një person nën dyshimin për dhunë në familje dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Në Mitrovicë të Veriut, një person është shoqëruar në stacion policor, i cili dyshohet se ditë më parë kishte ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Sipas Policisë nuk raportohet për lëndime dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.