Katër gra kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga burrat e tyre

Katër gra nga qytete të ndryshme të Kosovës kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortët e tyre.

Në tre nga rastet të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa në njërin nga rastet pas intervistimit palët janë liruar, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu në tre rastet viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Dhuna në familje ka ndodhur në Deçan, Ferizaj,  Gjilan, Podujevë.