FOTO ILUSTRIM: Trotuar me kubëza betoni

Kapet duke vjedhur kubëzat në rrugën 'Sheh Emini' në Prishtinë

Një person është arrestuar nga policia për vjedhje të kubëzave.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 23:00 është arrestuar i dyshuari për vjedhje të 40 metra katrorë kubëza në rrugën “ Sheh Emini” në Prishtinë.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestarë është dërguar në mbajtje.