Ilustrim

Kanoset një person zyrtar në Deçan, arrestohet i dyshuari

Një person zyrtar është kanosur dje në Deçan, e për këtë rast një i dyshuar ka rënë në pranga të Policisë së Kosovës.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:05.

“Ankuesi ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht nga i dyshuari” – ka thënë PK.

Policia ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.