Kanos motrën pasi kjo e mori nënën nga shtëpia e vëllait

Një burrë në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur verbalisht motrën e tij pasi ajo nga shtëpia e kishte marr nënën e saj.

Ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë.

Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.