Kamioni që dyshohet se bartte 400 kilogramë kokainë, ka hyrë në Kosovë përmes Vërmicës

Rreth 400 kilogramë kokainë dyshohet se janë transportuar për Kosovë e të cilat janë kapur nga organet e rendit në orët e pasdites.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe atë të Italisë kanë qenë nën përcjellje të një kamioni, i cili kishte deklaruar se po transportonte mish, ndërsa brenda sasisë së mishit, ishin fshehur rreth 400 kilogramë kokainë.

Siç mëson KALLXO.com, kamioni ka hyrë përmes pikës kufitare së Vërmicës ndërsa është ndaluar në hyrje të qytetit të Lipjanit.

Vendi i ngjarjes është duke u ekzaminuar, ndërsa drejtori i antidrogës duke folur për KALLXO.com, ka demantuar njoftimet e mëhershme se janë konfiskuar më shumë se 2.2 ton kokainë.

Shala gjendet në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet tjera policore. Gjithashtu KALLXO.com po përcjell nga afër punën e ekipeve policore.

Flet drejtori i Anti-drogës për KALLXO.com, demanton se janë kapur mbi 2 ton kokainë në Kosovë